Roger Federer duket i pandalshëm këtë vit. tenisti zviceran po e tregon këtë në Turneun Masters të Indian Wells ku është kualifikuar deri në çerekfinale të këtij turneu. Viktima e radhës e numrit 1 të renditjes botërore ishte Zheremi Shardi, i pozicionuar në vendin e 100 në klasifikimin ATP, të cilin Federer e mposhti 2-0 me sete 7-5;6-4. Pengesa tjetër e Federer drejt finales së Indian Wells është Çung me të cilin u vu përballë edhe në Australian Open, një sfidë që u mbyll më shpejt pasi koreanojugori u dëmtua duke u detyruar të tërhiqej.
Shembullin e Federer e ndoqi edhe Huan Martin Del Potro që fitoi derbin argjentinas me Leonardo Majer për të siguruar një vend mes 8 më të mirëve të turneut kalifornian. 2-1 ishte rezultati i ndeshjes së fituar nga Del Potro në 2 orë e 30 minuta lojë me sete 3-6; 7-6;6-3. U kualifikuan në çerekfinale të Indian Wellsit edhe Borna Çoriç e Kevin Anderson. Kroati eliminoi amerikanin Tejlor Fritz 2-1, ndërsa Anderson fitoi ndaj Pablo Karrenjo Bustës.
sfidanti.al