MotoGP, Jamaha dhe Rosi, bashke deri ne 2020.

Tani eshte zyrtare, Rosi do te jete pjese e Jamahes ne Boterorin e MotoGP edhe per dy vjet te tjere. Piloti italian dhe skuderia japoneze rinovuan kontraten mes tyre deri ne vitin 2020 qe do te thote se Rosi do te garoje deri ne moshen 41 vjeçare.

Lajmi eshte bere i ditur nga vete skuderia japoneze pikerisht 1 jave perpara fillimit te sezonit te ri te Boterorit te MotoGP qe do te jete ne Çmimin e Madh te Katarit. Fillimisht u mendua se rinovimi mes Rosit dhe Jamahes do te ishte deri ne vitin 2019, por ne fund u vendos qe kjo kontrate te zgjatet deri ne 2020.

Valentino Rosi e beri debutimin e tij ne Boterorin e MotoGP ne vitin 1996 dhe la marre pjese ne 365 gara. Italiani ka mundur te fitoje edhe 9 tituj boterore per pilote ne te gjitha kategorite e ketij kampionati.

Sfidanti.al