A mund të ndalen këmbët e hekurta të sulmuesit Didier Drogba…

Sulmuesi legjendar nga Bregu i Fildishtë, Didie Drogba, të dielën e fundit mbushi 40 vjeç dhe, po atë, ditë ai njoftoi se po i jep fund karrierës së tij të gjatë e të pasur që filloi, më 1998, në Le Man të Francës. Drogba, gjatë karrierës së tij, ka luajtur me klubt Le Man, Gingamp, Marsej, Çelsi, Shangai, Shenua, Gallatasaraj dhe Monreal Impakt, ndërsa, tani, ai po luan te Feniks Rajsingu që konkurron në ligën USL të SHBA-së që vjen menjëhere mbas konkurrimit kryesor amerikan, MLS. Duhet thënë se Drogba është një nga pronarët e klubit, me të cilin ai po luan aktualisht.

“Për mua, është një kënaqësi e madh që vazhdoi të luajë akoma. Mua më pëlqen roli pronar-lojtar, sepse unë jam i rrethuar nga shumë futbollistë të rinj dhe më vjen mirë se unë kam mundësi që t’ua kaloj atyre përvojën tine. Por ky sezon është i fundit, sepse unë mbusha 40 vjeç, kështu që ka ardhur koha që…”, vuri në dukje Drogba që, gjatë karrierës së tij, ka shënuar më shumë se 150 gola me bluzën e Çelsit, ndërkohë që me këtë ekip ai ka dalë katër herë kampion në Premier Ligë, po aq herë ka fituar FA Kupën, ka triumfuar në tri Kupa të Ligës, dy “Community Shields”, si edhe në Ligën e Kampioneve. Kurse me Gallatasarajin, ai fitoi kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Turqisë!

Sfidanti.al