Trajneri i Suedise: Nese Ibra do kthimin ne kombetare, te me thote

Perpara pak ditesh Zlatan Ibrahimovic deklaroi se po te donte, do te kthehej te perfaqesuesja suedeze. Nje deklarate qe nuk e ka lene indiferent trajnerin e skuadres skandinave Jan Anderson. Ky i fundit foli per mundesine e kthimit te Ibrahimovic ne radhet e Suedise kur publikoi listen e futbollisteve te grumbulluar per dy ndeshjet miqesore.

‘Nese ka futbolliste qe nderrojne mendje per kombetaren duhet te ma thone-deklaroi Anderson-dhe ne do te bisedojme. Eshte e kendshme te dish se te gjithe duan te luajne me perfaqesuesen. Per kete arsye nuk e ndryshoj kendveshtrimin tim. Respektoj vendimin e tij dhe kjo çeshtje eshte mbyllur’.

Sfidanti.al