“Kemi bërë një mrekulli”. Kështu u shpreh trajneri Luçiano Spaleti pasi Napoli i tij kaloi në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Mbetet ende një ndeshje, por të kaltrit e Italisë së Jugut po mbajnë lart futbollin e një rajoni ku, siç thotë një batutë në Apenine, “edhe Mafia është duke ikur në emigracion”.

