Liverpul e Barça, Reali në prag të fazës vendimtare të sezonit!

Humbja e Superkupës së Spanjës sikur u kompensua me fitoren e Kupës së Botës për Klubet. Reali i Madridit është gjithmonë një ekip që di të marrë trofe, ndërsa siç shkruajnë mediat e kryeqytetit pikërisht tani nis faza vendimtare e sezonit. Shkruhet për 5 jaët e ardhshme që pritet të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë. Në La Ligë, diferenca me Barcelonën është 11 pikë edhe pse Reali ka luajtur një ndeshje më pak. Në këto 5 javë, madrilenët do të luajnë me Atletikon dhe do të vizitojnë “Kamp Noun”. Në Kupën e Mbretit, do të jetë dueli i dyfishtë ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, ndërsa në Champions do të luhet sfida me eliminim direkt ndaj Liverpulit, pra përsëritje e finales së sezonit të kaluar.

Sfidanti.al