Nagelsman: Për Bajernin, ndeshja e parë është shumë e rëndësishme!

Viti 2023 nuk nisi në mënyrën më të mirë, por Bajerni i Mynihut është kthyer në shina në trë ndeshjet e fundit të Bundesligës. Një sukses në Kupë dhe dy në kampionatin gjerman i kanë dhënë një dozë të mirë pozitiviteti bavarezëve. Por Nagelsman dhe të besurit e tij duhet të tregojnë vazhdimësinë edhe në Champions League. Një mision aspak i lehtë, pasi sfida e vajtjes në 1/8 e turneut më të madh të futbollit europian për klube i detyron të vizitojnë shtëpinë e Paris Sent Zhërmen.

“Jemi stërvitur shumë mirë dhe skuadra është e karikuar. Kohët e fundit kemi patur rezultate shumë të mira, por Champions League të motivon krejt ndryshe. Nuk mendoj se ka nevojë për të motivuar lojtarët, që e dinë mirë për çfarë bëhet fjalë. Gjithsesi, shanset janë 50 me 50, por ndeshja e parë është shumë e rëndësishme për kualifikimin. Duhet të jemi kurajozë në lojën tonë për të marrë një rezultat pozitiv”.

Nagelsman duhet t’i bëjë llogaritë me mungesa të njohura tashmë, por gjithsesi mbeten shumë të rëndësishme përpara një ndeshje si ajo kundër Paris Sent Zhërmen. Kështu, tekniku nuk do të ketë në dispozicion Hernandez, Nojer, Mazraui dhe Mane, që në një moment tjetër do të ishin patjetër në fushë nga minuta e parë.

Sfidanti.al