Mançester Junajtid është në shitje dhe pronarët aktualë të klubit anglez kanë vendosur ditën e premte si afatin e fundit, që të gjithë të interesuarit për ta blerë atë të japin ofertat e tyre. Familja amerikane Glazer do të largohet nga “Djajtë e Kuq” pas nëntë vitesh, ndërsa në mediat angleze prej ditësh kanë dalë emrat e blerësve të mundshëm të klubit. Është folur shumë për Sir Xhim Retklif një nga njerëzit më të pasur të Anglisë, ish-futbollistin David Beckahm apo Elon Mask. Por në krye të listës qëndron fondi i investimeve të Emirit të Katarit Al-Tani.
Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat në vend, emisarët e sheikut do të paraqesin ofertën e fundit të premten për të marrë pronësinë e Mançester Junajtid. Shifrat janë të çmendura. Pronarët aktualë e vlerësojnë klubin të paktën 4.5 miliard paund. Pikërisht rreth kësaj shume do të jetë edhe oferta që pritet të prezantojë edhe fondi i investimeve të Katarit. Po ashtu, sipas “The Sun”, pavarësisht ofertave të tjera të mundëshme, Mancester Junajtid do të kalojë në pronësi të Emirit të Katarit.
Sfidanti.al