Fitorja ishte ndaj Salernitanës, pra jo e ndonjë shkalle shumë të lartë vështirësie, ndonëse kjo skuadër është bërë e tmerrshme këto kohë. Një Juventus në formën e duhur, me lojtarët që ka, duhet t’i fitojë këto ndeshje dhe kështu bëri me një 3-0 jashtë fushe. Pas disfatës së fundit, suksesi ishte “oksigjen” i vërtetë, dhe

