Ç‘bëhet kështu? Tamam si tek ajo beteja që u hodh gaz helmues dhe palët nuk po merrnin vesh cili po fitonte dhe cili po humbiste.
.. Edhe moldavët e paskan gjetur formulën tone para ndeshjeve! Trajneri i tyre beson se do të ndodhë diçka e mirë për ekipin e tyre në Air Albania, ndërsa sulmuesi Damashkan ka pare ënderrën e tij speciale : “Nuk dalim pa pikë nga Tirana!”. Më e bukura, se këtej nga anët tona, ka kohë që ka filluar orkestra e dasmës për 6 pikët e sigurta me Moldavinë dhe me Ishujt Faroe! Hajde gjeje se cila do të jetë porta e golit..në mos nuk do të ketë gola fare!
Ata që janë thinjur me futbollin, njohësit e moçëm edhe të lojës me fjalë, thonë se sipas “studimeve”, ekipet e vogla e kanë zakon të premtojnë, të bëjnë gola para ndeshjeve. Kjo shpjegohet sepse edhe publiku i tyre vdes për përralla me top.
Dhe sa herë që vijnë ekipet e vogla ne nuk jemi më bashkë, por ndahemi. Shefat trukohen sikur kanë frikë, na kujtojnë tersin me të voglat, sikur ne kemi lidhur kërthizën me ekipet e mëdha. Kurse “komandot” e tyre, ata që zbarkojnë nëpër ekrane.. janë gati të vetflijohen nëse Shqipëria nuk harbohet me gola me Moldavinë dhe me Ishujt Faroe. Sikur ta dijë kjo e fundit, Faroet, planin “marshall” që kemi bërë për ndeshjen, do të kthehej mbrapsht. Më mirë të mos e dijë…
Sfidanti.al