Gvardiol nuk është për “dhëmbët” e Bajernit!

Mbrojtësi i Kroacisë dhe i Lajpcigut pritet të kthehet në një nga objektivat kryesore të shumë klubeve në Europë këtë verë. Joshko Gvardiol ka shkëlqyer në çdo ndeshje (me përjashtim të problemeve me Mesin në gjysmëfinalen e Botërorit) dhe tek Bajerni po mendojnë se çfarë duhet të bëjnë për ta marrë. Kartoni i tij, sipas Lajpcigut, vlen 110 milionë euro, një shifër që në Mynih vështirë se mund ta shpenzojnë për një mbrojtës, ndërsa synohet edhe Deklan Rajsi, që do të vlente mbi 100 milionë. Sipas mediave, favorit për të marrë Gvardiolin është Mançester Siti, ndërsa kontrata e kroatit përfundon në 2024.

Sfidanti.al