Ish-trajneri, që për momentin është pa punë, vlerëson larg atë që skuadra zikaltër bëri në Europë sezonin që u mbyll. Antonio Konte, njeriu që ktheu titullin tek Interi që pas kohës së Zhoze Murinjos, deklaron se ekipi i trajnerit Simone Inzagi bëri një mrekulli në Champions. “Meritë të madhe kanë lojtarët, trajneri dhe klubi, ishte gjë e madhe që u arrit finalja, – thotë Konte, – po ashtu, edhe Roma e Fiorentina. Italianët treguan se nuk janë larg nga të tjerët. Isha i bindur se edhe Siti do të vuante ndaj Interit dhe ashtu ndodhi”. Konte tregoi pastaj se dikur Silvio Berluskoni provoi ta merrte tek Milani.
Sfidanti.al