Fabregas është trajneri më jetëgjatë në Serinë A

Mund të duket e çuditshme, pasi ai është ndër trajnerët më të rinj në Serinë A, por Çesk Fabregas është aktualisht tekniku më jetëgjatë në pankinën e një klubi të elitës së futbollit italian. Trajneri spanjoll është në vitin e tij të tretë në Serinë A në drejtimin e Komos, me të cilin ka arritur diçka të jashtëzakonshme, kualifikimin në Ligën e Kampionëve një sezon më parë, dhe këtë sezon do të provojë të përsërisë të njëjtën arritje.

Paraqitjet e tij në drejtimin e Komos, të cilin e shpëtoi nga rënia që në sezonin e parë, kanë bërë që në klub të mos e mendojnë largimin e tij. Edhe vetë Fabregas ka zgjedhur të qëndrojë, pavarësisht ofertave tunduese që ka marrë si nga klube të tjera të Serisë A, ashtu edhe nga jashtë Italisë. Aktualisht, ai është trajneri i vetëm që ka qëndruar në detyrë për më shumë se dy sezone radhazi në një klub të Serisë A, një kampionat ku në vitet e fundit ndryshimet e shpeshta në pankinë janë bërë tashmë një praktikë e zakonshme.