Nuk ishte më e madhe, por padyshim ishte elitë. Sprintierja amerikane Tori Boui jo më kot kishte fituar të treja llojet e medaljeve olimpike dhe ishte shpallur dy herë kampione e botës, ndërsa shkaku për fundin e saj tragjik u mor vesh vetëm tani. Boui humbi jetën më shumë se një muaj më parë, por askush nuk sqaroi se përse vdiq, ndërsa më së fundmi gjithçka u qartësua. Vajza 32-vjeçare u shua në shtëpinë e saj në Uinter Garden në Floridë ndërsa ishte duke lindur fëmijën. Me gjasë i ka qëlluar kështu, pra i kanë ardhur dhimbjet në një moment kur nuk ka pasur njeri pranë dhe ka qenë vetëm në shtëpi.
Diçka tepër e habitshme për një sportiste të nivelit të tillë, dhe që ndodh në një vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Boui vdiq në 2 maj. Ajo fitoi 3 medalje olimpike në Rio 2016, argjend në 100 metra, bronz në 200 metra dhe të artë në stafetën 4×100 metra në radhët e ekipit amerikan. Ajo ishte një ylli vërtetë i sportit, por fatin e paska pasur të keq. Vajza e re ishte në javën e 20-të të shtatzanisë. Në 2017, Tori Boui ishte atletja më e shpejtë e botës.
Sfidanti.al