Mesi: “Në parim, Kupa e Botës në Katar ishte e fundit për mua”

Lionel Mesi pritet të mos luajë në Kupën e ardhshme të Botës. Këtë e deklaroi vetë kapiteni i Argjentinës që ndodhet në Kinë bashkë me ekipin kombëtar. Mesi u shpreh për mediat kineze se në parim, Kampionati Botëror në Katar ishte i fundit për të. Ylli 35-vjeçar deklaroi se nuk ka në plan të shkojë në turneun e vitit 2026, ndonëse ende nuk e ka vendosur përfundimisht. Mesi udhëhoqi kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar duke arritur më në fund të fitonte titullin për herë të parë në karrierë. Legjenda e futbollit pritet ta vazhdojë karrierën në skuadrën e Interit të Majemit në SHBA, pasi i dha fund akordit me Paris Sen Zhermenin.

Sfidanti.al