Ditë vendimtare për shitjen e Man. Junajtidi, oferta e Katarit, e parefuzueshme!

Janë ditë të rëndësishme për të ardhmen e Manchester Junajtid. Mediat angleze janë të bindura se shitja e klubit është në fazën finale dhe javën e adhshme do të vendoset gjithçka. Familja amerikane Glejzër që ka edhe pronësinë që nga viti 2011 ka në dorë dy oferta të rendësishme dhe duhet vetëm të zgjedhë. Konkurentët që duan të blejnë Manchester Junajtid janë sheiku Jasin, që përfaqëson Fondin e Investimeve të Katarit dhe miliarderi britanik Sër Xhim Retklif.

Ky i fundit dukej se kishte një epërsi të madhe, por propozimi final i sheikuit nga Katari duket se ka ndryshuar balancat, duke e kthyer të ardhmen e “Djajve të Kuq” në një triller të vërtetë. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat në vend, propozimi i sheikut Jasin është më i lartë se 5 miliardë euro për blerjen e 100% të aksioneve të klubit, madje përfshin shlyerjen e plotë të borxhit së bashku me një angazhim për të rindërtuar stadiumin “Old Traford”

Sfidanti.al