Moldavia vjen për pikë në Tiranë, premtim i Kleshenkos!

Ndryshe nga parashikimet, Moldavia nuk e sheh aspak veten inferiore në prag të sfidës kundër Shqipërisë më 17 qershor për eliminatoret e Eurto 2024. Prej pesë ditësh, skuadra moldave vijon përgatitjet për transfertën në “Air Albania” ku sipas trajnerit Sergei Kleshenko do të zbresë në fushë për të kërkuar fitoren. “Kemi një skuadër të re, – thotë ai, – Lojtarët vijnë pak të lodhur dhe duhet të marrin veten nga një sezon i gjatë. Shkojmë për të bërë surprizën dhe për të marrë një fitore në Shqipëri. Djemtë janë të karikuar. E kam analizuar ndeshjen e Shqipërisë në Poloni. Them se ka pika të dobëta ku ne mund t’i godasim dhe të fitojmë. Nuk shkojmë si të humbur në Tiranë, mobilizimi ynë do të jetë maksimal dhe shpresojmë shumë në një rezultat pozitiv”. Në dy ndeshjet e para të Grupit E eliminator, Moldavia ka marrë dy pikë pas barazimeve me Çekinë dhe Ishujt Faroe. Pas ndeshjes me Shqipërinë, skuadra moldave do të luajë tre ditë më pas në fushën e saj kundër Polonisë.

Sfidanti.al