Sulmuesi i Shqipërisë U21 dhe i Çezenës mund të mos vazhdojë në ekipin ku ndodhet, aq më tepër që mbeti në Serinë C. Mediat italiane shkruajnë se për Stiven Shpendin ka interesim nga dy klube të Serisë A. Flasim për Empolin dhe Leçen, i pari që ishte edhe vjet në elitë, dhe i dyti që u ngjit këto ditë. E vështirë që Çezena ta mbajë Shpendin 20-vjeçar, i cili shënoi shumë gola sezonin e kaluar.
Sfidanti.al