Vllaznia me 11 “firo”, por presidenti Xhaferi “sheh ëndrra” europiane!

Ishte me “menu” të varfër seanca e parë stërvitore e skuadrës shkodrane për sezonin e ardhshëm. Trajneri Migen Memelli, i vlerësuar si “energjik, me përvojë dhe i ndershëm” nga presidenti Alban Xhaferi, pati në dispozicion një ekip “gjysmagjel”, me vetëm 3 afrime, dhe me plot 11 mungesa. Pra, flitet për një formacion të tërë që mungon. “Disa lojtarëve u ka përfunduar kontrata, – tha Xhaferi, – do të bisedojmë me ta. Disa kanë marrë leje”.  Në seancën e parë munguan emra si Latifi, Gurishta, Kaina Nunjesh, Hoxhaj, Bulatoviç, Shehi, Jonuzi, Kruja, Vulaj, Heriç dhe Aralica. Gjithsesi, Xhaferi mendon se Vllaznia duhet të luftojë për trofe dhe Europën sezonin që vjen. Shkodranët planifikojnë me nisje nga 20-22 qershor fazë përgatitore jashtë vendit, ndoshta në Zllatibor të Serbisë, në Austri, apo Bullgari. Faza do të jetë 10-12 ditore, ndërsa në 7 korrik është ndeshja e parë e Ligës së Konferencës.

Sfidanti.al