Reali i Madridit nuk arriti ta mbante vendin e parë në listën e klubeve të futbollit më të pasur të botës. Spanjollët jo vetëm që zbritën nga kreu, por ranë në pozicionin numër 3. Është Mançester Junajtid që u ngjit përsëri aty ku ishte 11 vjet të shkuara, i ndaluar këtë periudhë nga dominimi madrilen.

