Higuain, “radiografia” e derbit: Interi ifortë, jo duel me Ikardin

Gonzalo Higuain mbetet mister “90 milionë euro” dhe këtë etiketë ua tregoi më mirë të gjithëve pas golit fitues që shënoi në “San Paolo” ndaj Napolit. Gjithsesi, për një klub të madh si Juventusi ajo është e kaluara, ndërsa e tashmja quhet “Inter”. Sulmuesi argjentinas, natyrshëm që nuk merret me lavdinë e shkuar, por flet për Derbin e Italisë. “Interi është në formë shumë të mirë, – thotë Higuain, – dhe ndeshja do të jetë shumë e fortë”.

Mos vallë në stadiumin “Juventus” do të ketë një duel sulmi mes Gonzalos dhe Mauro Ikardit? Higuain nuk e beson se dy argjentinasit do të jenë protagonistët kryesorë. “Gara do të jetë mes 22 lojtarëve, plus atyre që mund të hyjnë më vonë, – u shpreh ai, – gabojmë, po menduam individualisht. Që të fitojmë duhet të paraqitemi maksimalisht si skuadër”. Fitorja në Napoli dhe ajo në fushën e Olimpiakosit në Champions, ikanë dhënë edhe më shumë besim kampionëve të Italisë, që në renditje janë 2 pikë prapa Interit kryesur të Serisë A, në vendin e tretë.

Sfidanti.al