U nisën për të mbërritur në Superiore në fund të edicionit, por shijakasit e Erzenit janë ashpërsuar shumë, ende pa filluar mirë kampionati. Në ndeshjen e mesjavës kundër Besëlidhjes në shtëpi u ndëshkuan me një karton të kuq dhe më pas lezhjanët e patën më të lehtë për ta fituar takimin me rezultatin 2-3. Të
Shkarkohet Dervishi, cili është “mbreti” i polemikave?
Megjithë fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Korabit, kukësi ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm, Dritan Dervishi. Madje presidenti Gjici, që nuk shquhet për ndonjë gjuhë diplomatike në komunikim me vartësit, e ka quajtur të paaftë në menaxhim drejtorin që vetë e kishte përzgjedhur dhe si një njeri që nuk bëri asgjë për skuadrën. Dervishi ka
“Loro Boriçi”, dheu i zi për të zezën tonë
Dhjetra metra kub përzierie dheu me farë bari ka mbuluar tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”, duke ia kthyer ngjyrën në një të zezë të frikshme. Ishin spanjolët, të cilët e cilësuan fushën e stadiumit më të ri të Shqipërisë si të papërshtatshme, më pas FSHF që menaxhon impiantin ka urdhëruar mbylljen, për hir të një
Absurditeti i ndarjes jug-veri
Në një vend me teritor kaq të kufizuar, një pjesë e mirë e futbollit shqiptar që luhet në 20 qytete të vendit, disa prej të cilëve shumë të rëndësishme, vazhdon të jetë e i ndarë me përcaktim gjeografik. Pra në Grupin A janë përfshirë skuadrat e qyteteve të veriut të vendit, ku hyjnë edhe Kavaja
Kategoria e Parë… fjalëkryqi i federatës
Të gjithë e mbajnë mend kampionatin e vjetshëm të Kategorisë së Parë, në veçanti fazën e tretë të tij, ku në 90% të rasteve nuk kishte më ndeshje të luajtura, por vetëm rezultate të paracaktuara, saqë i gjithë edicioni u kthye në qesharak. Në të dy grupet, “dhuratat” jepeshin aq hapur, saqë situata doli jashtë
Kur futbolli e shndërron shqiponjën në..lepur!
Një pyetje jo fort e këndshme: të marrësh 3 gola duke guxuar të luash futboll, apo të pësosh 2 gola duke u murosur para portës? Ky ishte fati i dy ekipeve përfaqësuese, Kosovës dhe Shqipërsië në ndeshjet e fundit. Ekipi kosovar, pas shuplakës me 6 gola në ndeshjen me Kroacinë, ndryshoi thelbin e lojës me