Në Hungari për kualifikim, Zekiç rreshton “demat”

Pas rreth 1 ore, “demat e kuq” të Partizanit do të përballen në arenën “Varosi Stadion”, të Hungarisë, ndaj rivalëve të BATE Borisov, në përballjen e kthimit të vlefshme për raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League.

Përsa i përket formacionit, tekniku Zekiç nuk ka bërë asnjë ndërrim nga 11 të përzgjedhurit e javës së kaluar, ku në portë është pozicionuar Qirko. Në krahët e mbrojtjes janë Atanaskoski e Hadroj, me qendrën që mbulohet nga Saliou e Sota. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Rrapaj-Murataj-Mehmeti, ndërsa sulmi plotësohet nga Tedi Cara, Mba e Da Silva. Në krahun tjetër, tekniku Kirill Olshevski i ka rreshtuar të besuarit e tij, por me të njëjtin formacion si “demat”, atë 4-3-3. Në portë është pozicionuar Kudravets e para tij, Nechaev, Khadarkevich, Bane e Jimoh. Në mesfushë janë Gromyko, Bocharov e Grechikho, ndërsa në sulm është pozicionuar treshja Malkevich, Antilevski e Kontsevoi.

 

sfidanti.al