Ndryshe nga çpritej, Struga e Shpëtim Duros e ka mbyllur pasditen e kësaj të marte, “avetnurën” në fazën kualifikuese të UEFA Çampions Ligës, teksa janë mundur në arenën “Biljanini Izvori” të Ohrit, me rezultatin 1 me 2 nga lituanezët e Zalgiris.
Pavarësisht se të parët e morën avantazhin djemtë e Shpëtim Duros, falë një penalltie të ekzekutuar mjeshtërit nga Ibraimi në minutën e 76’-të të lojës, një gol i Kendish e një autogol i Radiç, në minutat 78’ e 84’ të sfidës përmbysën çdo gjë duke i dhënë kështu fitoren miqve, të cilët në raundin e radhës të fazës kualifikuese do të përballen me kampionët turq të Gallatasaraj.
sfidanti.al