Kombëtarja konfirmon miqësoren e radhës në “Air Albania”

Prej kohësh tashmë kalendari i Kombëtares, për përballjet e muajve shtator, tetor e nëntor ishte mësuar, me UEFA-n, që kishte gati kalendarin e fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian, Euro 2024, mirëpo ditën e sotme vetëm Kombëtarja jonë ka shtuar një tjetër ndeshje në “axhendë”.

“Legjionarët” do të presin përfaqësuesen bullgare në një sfidë miqësore në “Air Albania”, më 17 tetor, me lajmin që është konfirmuar nga vetë, Federata Bullgare e Futbollit, ku përveç miqësores me Shqipërinë, njofton dhe për një miqësore ndaj Iranit, 10 ditë para përballjes me Kombëtares sonë. Gjatë kësaj periudhe Kombëtarja shqiptare ka vetëm një ndeshje të shënuar në kalendar, atë kundër Republikës Çeke më 12 tetor, po në “Air Albania”.

 

sfidanti.al