Çekiçi në “lëvizje”, 26-vjeçari kërkohet në Angli e Turqi

Tashmë është një futbollisti i lirë dhe mund të vazhdojë “aventurën” e tij, ku të dojë. Bëhet fjalë për “arkitektin” e mesfushës së Kombëtares sonë, Endri Çekiçin, kontrata e të cilit ka skaduar me klubin e Koniaspor e tanimë është në “pritje”,

Për Çekçin ka disa oferta, nga Turqia, por dhe nga Kategoria e Dytë e futbollit anglez. Në Turqi 26-vjeçari kërkohet nga skuadra e Rizesport, skuadër kjo e sapongjitur në Superligën turke dhe e shikon “yllin” e mesfushës, si një opsion të mirë për të sjellë freski në organizimin e lojës. Klubi tjetër vjen nga Çampionshipi anglez, me skuadrën e Kardif, që do të pozicionojë në mesfushë Çekiçin krahas një lojtari me shumë përvojë si Aron Ramsej.

 

sfidanti.al