Xhenoa godet në merkato, Retegui vjen në Serie A

Rikthimi i menjëhershëm në Serie A, pas vetëm 1 edicioni të kaluar në Kategorin e Dytë të futbollit italia, nuk kishte si të lihej pa shpërblyer nga bordi i Xhenoas, të cilët ditën e sotme kanë vendosur t’i bëjnë një “dhuratë”, trajnerit, Alberto Xhilardino.

Bëhet fjalë për transferimin e “bomberit”, itali-argjentinas, Mateo Retegui, për kartonin e të cilit bordin i Xhenoas ka derdhur në arkat e Boka Xhuniors plot 15 milionë euro dhe tanimë pritet vetëm firma e 24-vjeçarit. Në krahun tjetër, për tifozët, sidomos ata “zikaltër”, Retegui duket si “pasardhësit” i dy futbollistëve argjentinas në Itali, Diego Milito e Rodrigo Palacio, të cilët ishin pjesë e Xhenoas para se t’i bashkohen Interit.

 

sfidanti.al