Mungon vetëm firma, Mahrez kalon tek Al-Ahli

Në fillim konsiderohej e vështirë, por tashmë gjithçka është kthyer në realitet dhe së shpejti, anësori algjerian i Mançester Siti, Rijad Mahrez do të prezantohet tek arabët e Al-Ahli, të cilët duket se ia kanë “mbushur mendjen”, kampionit të Evropës

Mahrez ka gjetur marrëveshjen personale me suaditët, ku do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 30 milionë euro në sezon. Përsa i përket negociatave mes klubeve, gjithçka u mbyll me shifrën e 35 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për klubin saudit të cilët ishin të gatshëm të mbyllnin marrëveshjen. Tashmë e vetmja gjë çka mbetet është shkëmbimi i dokumentave mes 2 palëve dhe deri në fundin e kësaj jave pritet që Mahrez t’i nënshtrohet testeve mjekësore e më pas të firmosë me klubin e tij të ri.

 

sfidanti.al