Ballkani zhgënjen, Ludogorets “shkërrmoq” ekipin e Ilir Dajës

E pabesueshme, por ndodhi në të vërtetë. Ballkani i Ilir Dajës është eleminuar nga faza e parë kualifikuese e UEFA Çampions Ligës, pasi u mund në ndeshjen e dytë ndaj Ludogorets, me rezultatin e thellë 4 me 0.

Përsa i përket golave, sipari i tyre u hap që në minutën e 4’-rt të sfidës, falë “bomberit”, Tekpetev, i cili shënoi dhe një herë në portën e 45’-të, për të mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 2 me 0. Me fillimin e pjesës së dytë, bullgarët shënuan sërish në minutën e 49’-të me Tisera dhe më pas në minutën e 78’-të me Kajo. Tashmë skuadra e Ballkanit do të vazhdojë rrugëtimin evropian, në fazën e dytë kualifikuese të Konferencë Ligës.

 

sfidanti.al