Dy javë pasi pësoi hemorragji cerebrale, gjatë pushimeve të tij me familjen, në bregdetin e Kroacisë, ish-portieri legjendar i Ajaksit dhe Mançester Junajtidit, Edvin Van der Sar ka dalë ditën e sotme dhe tanime duket të jetë mirë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ish-futbollisti, i cili me anë të një postimi të shpërndarë në profilin e tij zyrtar, në rrjetin social, “Tëitter”, fillimisht falenderoi tifozët e tij, për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve tepër të vështira për të, si dhe njoftoi këta të fundit me hapin e tij të radhës, që është rikthimi në shtëpinë e tij për të përmbyllur me sukses, fazën e rikuperimit.
sfidanti.al