Jasir Asani ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Superligën e Koresë me skuadrën e tij Gwangju FC. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani po tregon një formë fantastike para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Kore në kuadër të xhiros së 33-të.

