Barcelona gjen gjuhën e rinovimit me Pedrin

Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me Pedrin për rinovimin e kontratës, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2030. Disa detaje formale mbeten për t’u përcaktuar me agjentët e lojtarit, për këtë arsye ende nuk është caktuar një datë zyrtare për nënshkrimin.

Pedri ka besimin e plotë të Flick, me trajnerin që e konsideron mesfushorin si pjesë të rëndësishme të projektit. Futbollisti ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar me katalanasit, çka ka bërë që tratativat për rinovimin e kontratës të jenë më të lehta. Ai ka luajtur në këtë sezon në 20 ndeshke në kampionat, ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. Kujtojmë se Pedri erdhi nga Las Palmas në vitin 2020.

sfidanti.al