Sipas raportimeve të Fabrizio Romano-s, klubi anglez ka paraqitur një propozim zyrtar për Dorgu, një lojtar i talentuar i Lecce-s. Futbollisti ka dhënë tashmë miratimin e tij për transferimin dhe marrëveshja është aktualisht në proces. Në këtë sezon, lojtari i lindur në vitin 2004 ka luajtur 20 ndeshje në Serinë A, duke shënuar 3 gola (2 prej tyre në Kupën e Italisë). Ai ka marrë gjithashtu 2 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq, duke kaluar gjithsej 1,910 minuta në fushë. Presidenti i Lecce-s, Saverio Sticchi Damiani, foli së fundmi për takimin që pati me Manchester United në lidhje me Patrick Dorgu:
“Takimi ishte miqësor dhe shumë pozitiv. Për ne, të ulemi në një tavolinë me Manchester United për të diskutuar për një lojtar që vjen nga Akademia jonë është një kënaqësi e madhe. Kjo tregon se rruga e rritjes së klubit është e rëndësishme. Ne u shpjeguam se dëshira jonë është të mbajmë të pandryshuar organikën, duke ruajtur të gjithë lojtarët kryesorë, përfshirë Dorgu. Për ne, ky vit është historik, pasi mund të arrijmë shpëtimin e tretë historik. Edhe pse ndihemi të nderuar nga oferta e tyre, prioriteti ynë mbetet rezultati sportiv.”
sfidanti.al