Futbolli i polemikave, parodi në Kukësi-Lushnja

Një situatë kaotike u regjistrua dje në ndeshjen mes Kukësit dhe Lushjes. Lagunarët triumfuan me rezultatin 2-1, por polemikat ishin të mëdha. Verilindorët kishin pretendime për gjykimin, pas kartonit të kuq për Dragoshin në minutën e 11-të dhe penalltisë të akorduar në minutën e 29-të. Ishte 11 metërshi që tensionoi gjithçka, me kuksianët që vendosën të braktisin ndeshjen, duke u larguar nga fusha. Megjithatë pas disa diskutimeve, u vendos që të rikthehen dhe të vazhdojnë ndeshjen normalisht.

sfidanti.al