Këto ditë pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Kevin Dodajt te Vllaznia. Sulmuesi është në qendër të zërave për një shitje të mundshme jashtë vendit. Dhe ekipe të ndryshme dhe liga të rëndësishme në Europë kanë shprehur interes për të marrë shërbimet e 19-vjeçarit. Përveç Lens në Francë, tashmë interesi është rritur edhe në Itali dhe Kroaci për futbollistin i cili ka shpërthyer këtë sezon. Te Vllaznia duket se po “fërkojnë” duar nga ky ankand i hapur për lojtarin edhe të kombëtares U21 të Shqipërisë. Ku një ofertë sa më majme do të bindte drejtuesit shkodranë të hiqnin dorë nga një prej talenteve më të mëdha të Superiores.
sfidanti.al