FIA fut rregullat e reja me gjoba dhe penalizime

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) vjen me dorë të hekurt ndaj gjuhës së përdorur nga pilotët gjatë garave të saj. FIA ka prezantuar udhëzime të reja në lidhje me sjelljen brenda dhe jashtë pistave, rregulla që do të prekin veçanërisht emrat e mëdhenj të Formulës 1, të cilët rrezikojnë të penalizohen në renditje nëse sjellja e tyre përsëritet. Në një shënim, FIA ka përcaktuar kriteret e “sjelljes së keqe” për përdorimin e gjuhës fyese, verbale apo edhe gjestet abuzive. Gjoba do të jetë rreth 10 mijë euro për kundërvajtjen e parë, e cila do të dyfishohet për të dytën, me pezullim të ndalimit të drejtimit për një muaj. Nëse situata do të përsëritej për herë të tretë, pezullimi do të hynte në fuqi, ndërsa gjoba do të shkonte në 30 mijë euro me një dënim me disa pikë në kampionat.

sfidanti.al