Alexander Isak po shkëlqen në Premier League me fanellën e Newcastle. 5 asiste dhe 17 gola të shënuar në 21 ndeshje kampionati janë një tregues i qartë, teksa të shumta janë skuadrat që janë vendosur në garë për shërbimet e tij. “Qymyrxhinjtë” nuk duan të humbasin suedezin dhe kanë nisur nga puna për rinovimin e kontratës. Në terma kontraktualë nuk ka asnjë nxitim, duke qenë se futbollisti ka edhe tre vjet e gjysmë të mbetur nga kontrata e tij, por klubi anglez nuk dëshiron surpriza të pakëndshme. Përmirësimi i kushteve ekonomike dhe një zgjatje bashkëpunimi edhe për shumë vite të tjera, është një ide që po dëgjohet shumë në korridoret e zyrave të Newcastle.
sfidanti.al