Ndeshja mes Sivasspor dhe Kayserispor është kthyer në një spektakël personal i Rey Manajt. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut i këtij dueli të fituar nga vendasit me shifrat 5-2 pasi kishte gisht në tri gola. Manaj shënoi të parin në minutën e pestë dhe të fundit në të 92’-ën ndërsa ishte autor edhe i asistit në golin e shënuar nga Rodrigez në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë. Këto gola erdhën në kohën e duhur për Manajn, i cili nuk shënonte prej gjashtë javësh në kampionat ndërsa fitorja për Sivasspor ishte mjaft e rëndësishme pasi i mungonte klubit prej tetë javësh.
sfidanti.al