Po ku ishe more Shkëmbi? Tirana del nga “koma” dhe..ndizet!

Kjo ishte seç na ishte! Një magji e bardhë dhe një magji e zezë  ka ndodhur me dy ekipet që po përjetonin deri tani “ferrin” dhe “parajsën”.  Tirana e vdekur në moral dhe në klasifikim, kur të gjithë po e qanin në kor , jo vetëm tifozët e saj, e ka palosur me 3 gola Bylisin , ekipin më në formë të momentit. Edhe hajde mos e beso proverbialen e moçme se “ i mbytyri të mbyt”.

Tani do të dëgjojmë të thuhet se Tirana doli nga “koma” dhe do t’i vërsulet të gjithëve, pa dallim feje, do të  rikthimi në stol i trajnerit Bledi Shkembi paska qënë i bekuar, ngjalli ekipin e tij si me buton dhe bëri ekipin kundërshtar të dukej sikur i kishte humbur çelësi i lojës, të  cilin  nuk e gjetën dot për 1 orë e e gjysmë! Dhe  në këto raste , s’mund t’i shpëtosh dyshimit “ më të bukur” shqiptar : ishte apo nuk ishte prej tamami ndeshja?!

Sfidanti.al