E nisi karrierën gati 13 vjet më parë në klubin e shquar uruguajan, Nasional të Montevideos. Quhej Luis Suarez dhe shpejt e gjithë bota do ta njihte, por jo vetëm për kafshimet. Sulmuesi i sotëm i Barcelonës arriti kuotën e 400 golave si futbollist profesionist, diçka që janë të paktë ata që e kanë realizuar.

