Suksesi i Barcelonës, ‘feston’ dhe Di Maria, ish lojtar i…Real Madrid

Suksesi madhështor i Barcelonës ndaj Realit këtë të shtunë në Santiago Bernabeu pati efekt të madh në mbarë botën. Futbollisë e ish futbollistë të Barcelonës, drejtues apo tifozë të thjeshtë të kësaj skuadre nuk e fshehën aspak entuziazmin e tyre për këtë fitore që e sheh Barcelonën të shkëputet 14 pikë nga rivalët e përjetshëm.

Mes këtyre reagimeve entuziaste për suksesin e katalanasve spikat ai i Anhel Di marias, ish futbollist i Realit të Madridit, aktualisht pjesë e PSG. Argjentinasi, një mik i Lionel Mesit dhe që ishte shumë pranë transferimit te Barcelona muajt e verës, nuk ngurroi t’u japë ‘like’ fotove të ndryshme të festimeve të lojtarëve të Barcelonës në Bernabeu në rrjetet sociale. Një nga fotot që u pëlqye nga Di Maria ishte ajo e Mesit që festonte pas golit të dytë, një tjetër që mori ‘like’ ishte ajo e Pike pas një prej golave te tjerë të Barçës, pa harruar këtu edhe foto të tjera të festimeve në grup të Barcelonës që u shpërndanë nga Luis Suarez dhe Havier Maskerano

Sfidanti.al