Pjesëtari i përfaqësueses së Gjermanisë, Bastian Shvainshtajger, sikurse bën të ditur media serbe, po bisedon me ekipin kampion të Serbisë, Partizanin e Beogradit, me qëllim që të luajë një vit me këtë të fundit. Ne fakt, në fund të këtij viti, këtij futbollisti gjerman i skadon kontrata me ekipin e Cikagos, ndërsa ish-kampioni i botës ka paralajmëruar kthimin e tij në Evropë.
Shvainshtajgeri që, sikurse dihet, është martuar me tenisten më të mirë serbe, Ana Ivanoviç, është tifoz i Partizanit, si në futboll, ashtu edhe në basketboll, dhe, në ndeshjen e fundit me Crvena Zvezdën, ai u pa duke bërë tifozllëk të zjarrtë në favor të Partizanit të Beogradit. Në fakt, në futboll, Partizani vazhdon të konkurrojë në Ligën e Evropës, kështu që kjo mund të jetë edhe një nga arsyet që Shvaini do që të luajë me këtë ekip beogradas që në një tetën e kësaj Kupe do të ketë përballë Viktoria Pëlzenin.
Sfidanti.al