Rendimenti i Vermalen? Sekreti e ka emrin..Poli Parsons

Një nga heronjtë e Barcelonës në fitoren e madhe të ‘El Clasicos’ në Santiago bernabeu ishte Tomas Vermalen. Belgu  që për një kohë të gjatë ishte lënë në harresë, kohët e fundit është thirrur në apel nga trajneri Valverde për të zëvendësuar Umtiti dhe ka bërë vërtet një punë shumë të mirë.

Por cili është sekreti i kësaj forme të jashtë zakonshme të shfaqur nga Vermalen në ndeshjet e fundit? Thuhet se pas një njeriu të madh qëndron një femër e jashtë zakonshme, dhe rasti Vermalen e vërteton këtë. Ajo quhet Poli Parsons dhe Vermalen e coi atë në altar vetëm në muajin qershor. Por kjo lidhje mes tyre është disa vjecare, madje ata kanë edhe një djalë se bashku, një djalë i cili u entuziazmua në maksimum kur pa të atin në formacionin bazë të Barcelonës në sfidën me Realin, video e të cilit po bën xhiron e botës.

Vermalen nuk i tregoi të gjitha aftësitë menjëherë,por duke parë cfarë ka ndodhur mund të thuhet që ka qenë një blerje e sigurt e katalanasve, dhe kjo vlen e dhe për vetë futbollistin duke parë se kë ka në krah,një aktore dhe modele bukuroshe…

Sfidanti.al