Van Gal sulmon Murinjon dhe “sponsorizon” Dejli Blindin!

Janë të dy holandezë, ndërsa Murinjon njëri e ka rival, tjetri e ka trajner. Luis Van Gal ka vendosur t’i dalë në krah Dejli Blindit, mbrojtësit të Mançester Junajtidit dhe kombëtares së Holandës, që nuk po arrin të gjejë veten në “Old Traford”. Blind, 27-vjeçar, po luan prej 3 sezonesh e gjysmë tek Junajtid, por Murinjo nuk po e aktivizon.

“Blind duhet të largohet nga Mançester Junajtid, – tha Van Gali, – aty ai nuk po aktivizohet as në stol, dhe po mbetet në tribunë, por ai ka talent të madh dhe duhet të shkojë tek Barcelona”. Van Gal ishte njeriu që e mori Blindin në “Old Traford”, kur ishte trajner aty, ndërsa ka qenë edhe trajner i Barcelonës, ndaj i njeh mirë të dy realitetet. Dejli Blind është djali i mbrojtësit legjendar të Holandës dhe Ajaksit, Dani Blind, njeriut që fitoi çdo kompeticion të UEFA-s (Champions, Kupë UEFA, Kupë Kupash, Superkupë) si dhe Kupën Interkontinentale.

Sfidanti.al