Data 30 dhjetor e këtij viti do të mbahet mend në sportin e tenisit. Në fushë do të kthehet pas gati një viti, ylli më i madh i kohëve të fundit tek femrat, Serena Uilliams. Amerikania, pasi lindi fëmijë në moshën 36-vjeçare, vendosi të nxitonte për të dalë në fushë një ditë përpara mbylljes së vitit të vjetër. Në Abu Dabi, kundërshtare e saj do të jetë një teniste e brezit të ri, një pasardhëse e mundshme si letonezja Jelena Ostapenko. Për herë të fundit, Serena ishte në konkurrim në Australian Open, turne Grand Slem të cilin ajo e fitoi në janar të këtij viti. Tashmë, besohet se po bëhet gati për të qenë e suksesshme sezonin e ardhshëm, edhe pse do të jetë 37-vjeçare.
Sfidanti.al