Antuan Grizmanit iu akordua, së fundmi, “Topi i artë” francez nga ana e revistës prestigjioze franceze, “Frans Futboll”, që ia jep këtë çmim futbollistit më të mirë të vitit në Francë. Grizmani, me këtë rast, duhej të përcaktonte edhe pesë lojtarët më të mirë të vitit në vendin e tij. Golashënuesi i Atletikos së Madridit dhe të përfaqësueses franceze, pa u menduar shumë, dha pikët e tij për pesë futbollistët që ai i konsideron si më të mirët në Francë dhe ajo që ra në sy, ishte mungesa midis tyre e emrit të Karim Benzemas.
Revista e njohur e mësipërme vuri në dukje se ajo do t’i publikojë emrat e pesë futbollistëve më të mirë të vitit në Francë në numrin e saj të ri, javën e ardhshme, me përjashtim të lojtarit nr.1 që zgjodhi Grizmani. “Grizi” (Grizmani), si futbollistin më të mirë francez, ka zgjedhur Tomas Lemarin e Monakos, ndërkohë që ai nuk i dha asnjë pikë Karim Benzemas.
Sfidanti.al