Havier Pastore nuk e përjashton mundësinë e kthimit në kampionatin italian për të veshur fanelën e Interit. Vetë Argjentinasi eka pohuar këtë për të përitshmen argjentinase Mundo D duke konfirmuar zërat që po qarullojnë prej kohësh për interesin e klubit zikaltër për të.
‘Zërat për interesimin e Interit? Agjenti im ka pasur kontakte me drejtuesit e këtij klubi, por pa arritur një akord-tha Pastore në intervistën e tij-Interi është një klub që më pëlqen shumë dhe do të shkoj te kjo skuadër nëse do të më duhet të largohem nga Paris Saint Germain’.
Interi e ka një as nën mëngë në këtë pikë dhe bëhet fjalë për Drejtorin Teknik Valter Sabatini, një njohje e vjetër e Pastores.
‘Ishte Sabatini ai që më solli te Palermo. Është një mik, kështu që komunikojmë shpesh, por nuk ka agjë më shumë-vijoi Pastore-kam lexuar që unë u kam thënë tashmë lamtumirën shokëve të mi të skuadrës, por nuk është e vërtetë. Gjithnjë kam menduar të jap më të mirën për PSG me të cilin kam edhe një vit e gjysmë kontratë’
Sfidanti.al