Pike’ nuk kishte të ngopur, donte më shumë gola në ‘El Clasico’

Do të flitet gjatë për sfidën mes Realit të Madridit dhe Barcelonës të mbyllur me fitoren e  katalanasve 3-0. Cdo ditë në portale e media të ndryshme do të tregohet nga një  episod që nuk është kapur me sy të lirë sic ishte ai i Xherard Pike.

Kamerat e Gol TV e fiksuan qendër mbrojtësin e Barcelonës teksa u kërkonte shokëve të skuadrës së tij një goleadë në Santiago Bernabeu dhe e gjithë kjo, pasi Barcelona shënoi golin e dytë me Lionel Mesin nga pika e bardhë e 11 metërshit. ‘Më shumë, më shumë, më shumë, më shumë! Ishte ajo që tha Pike disa herë kur kishin mbetur edhe 26 minuta nga fundi i ndeshjes kur Reali ishte me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të Karvahal. Në fund, ndeshja u mbyll 3-0 me golin e Aleiks Vidal në sekondat e fundit të minutave shtesë të takimit.

Sfidanti.al