Ende nuk është e vendosur plotësisht, por mesfushori kroat nuk u stërvit as ditën e fundit para ndeshjes. Marcelo Brozoviç nuk po e kalon plotësisht problemin fizik që pati që në ndeshjen ndaj Liverpulit, dhe me shumë gjasa, ndaj Fiorentinës sot në orën 18:00 do të jetë Çalhanoglu përpara mbrojtjes, duke pasur në krah Vidalin.

