Bajerni kërkon një numër 9 nëse ikën Levandovski, por a mund ta gjejë?!

Për momentin po tregohen kokëfortë dhe duan 60 milionë euro për kartonin e polakut. Gjithsesi, tek Bajerni e dinë se vështirë ta mbajnë kundër dëshirës së tij Robert Levandovskin pas gjithë asaj që ka bërë për ekipin. Atëherë, duhet menduar për epokën pas tij, dhe burime pranë klubit pohojnë se po fiton terren ideja për të pasur një tjetër numër 9. Sadio Mane nuk është një “9”-ësh tipik dhe vështirë të luajë në atë pozicion gjatë gjithë kohës, edhe pse hera-herës do ta bëjë. Problemi është nëse mundtë gjendet një i tillë për Bajernin? Sasha Kalajxhiç nuk duket të jetë i “destinuari”, ndërsa yjet e tjerë të rëndësishëm si Haland, Nunjez, Mbape, Nejmar, Benzema apo Lukaku (sa për të thënë disa emra) i kanë ekipet e tyre.

Sfidanti.al